
Gjatë ditës së sotme u raportua një incident në mes të burgosurve në Dubravë.
Tre persona rrahën brutalisht një prej të burgosurve dje.
IndeksOnline raporton se bëhet fjalë për viktimën Endrit Gashi.
Teksa motivet e sulmit janë të paqarta, në rast intervenuan zyrtarët e Shërbimit Korrektues, që me forcë ndanë të përfshirët në konflikt.
Gashit i është dhënë ndihma mjekësore, pas goditjeve që mori.