Ky është personi që u vra në Zllakuqan të Klinës

21:43 | 15 Prill 2022

Është bërë i ditur emri i personi që u vra sonte në Klinë.

Sot në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës është vrarë një person.

Ngjarja e rëndë, që ka tronditur fshatin e Klinës, është konfirmuar për Gazetën Express edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë disa informacione për këtë krim.

Sipas Gashit, të shtënat kanë ndodhur sot rreth orës 18:20 dhe vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.

Mediat lokale në Klinë, kanë raportuar edhe për identitetin e viktimës.

Sipas Klina.info, viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur personi me emrin Mark Ademaj. Bashkangjitur me informacionin, është publikuar edhe fotografia e tij.

Komento: