Ky është personi që vdiq pasi u godit nga rrufeja

23:13 | 17 Qershor 2021

Një burrë nga fshati Kusoriq të Pejës ka vdekur sonte rreth orës 19:25, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Pejës.

Mësohet se viktima është rreth moshës 51-vjeçare.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, ka thënë Rugova.

Komento: