Piloti i parë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Afrim Zabeli ka rrëfyer për përvojën e tij në ushtrinë e Kosovës.
Një ditë para themelimit të Ushtrisë së Kosovës, kishte diplomuar edhe piloti i parë i kësaj ushtrie, Afrim Zabeli.
Ai i është bashkuar FSK-së në vitin 2011, ndërsa një vit më vonë ai kishte nisur Akademinë Ushtarake Tokësore në Ankara të Turqisë, të cilën e përfundoi me sukses.
Kurse, në fund të viti 2018 ai diplomoi në shkollën e Aviacionit Tokësorë për Helikopter, duke u bërë kështu piloti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës.
Zabeli rrëfen për lajmi.net përvojat e tij si pilot, fluturimin e tij të parë, si dhe synimet e tij për të ardhmen në fushën e pilotimit.
Ai thotë se ndihet krenarë që është piloti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës, duke kujtuar sakrificat që janë bërë për vendin.
Zabeli po ashtu rrëfen edhe për vështirësitë e këtij profesioni, derisa shton se të jesh pilot kërkon një përgjegjësi të madhe.
Ai tregon se fluturimin e parë e ka realizuar gjatë viti 2017 dhe se kjo ka qenë një ndjejnë e papërshkrueshme për të.
Ndërsa, dëshira me e madhe e tij është që të behët piloti më i mirë në Kosovë.
Por, se ku ndihet më mirë në tokë a po në qiellë, Zabeli thotë se edhe pse në tokë është më i sigurt, fluturimi i sjell një kënaqësi të madhe.
Ai po ashtu tregon edhe disa nga përvojat me interesante gjatë pilotimit.
Derisa flet për synimet në të ardhmen ai thotë se dëshira e tij është të ngritët profesionalisht dhe t’i shërbejë Forcave të Armatosura të Kosovës.