Ky është plaçkitësi qe humbi jetën në Istog

17:54 | 27 December 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Istog. Një plaçkitës dhe një polic kanë mbetur pa shenja jete pas shkëmbimit të zjarrit.

Trupi i pajetë i personit që dyshohet se po hynte për të vjedhur në një bankë në Istog nuk është larguar ende nga vendi i ngjarjes, shkruan Express.

Megjithëse kanë kaluar disa orë kur në qendër të Istogut ndodhi një përleshje me armë zjarri në mes të një personi të armatosur dhe policisë së Kosovës, në vend të ngjarjes është ende trupi i pajetë i të ndjerit.

Gjithashtu, edhe njësitet e Policisë së Kosovës e drejtori Rashit Qalaj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së sotme, kur një person i armatosur dyshohet se kishte tentuar të hyjë për të grabitur në një nga bankat në këtë komunë.

Në këtë rast për të parandaluar vjedhjen, policia e Kosovës dhe i dyshuari kanë shkëmbyer armë zjarri. Në vend të ngjarjes ka mbetur pa shenja jete i dyshuari ndërkaq, polici Izet Demaj 42- vjeçar ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spital të Pejës.

https://www.youtube.com/watch?v=j7Jv6QHeyc0

Komento: