Ky është plani i Bashkimit Evropian për Kosovën

13:53 | 23 April 2019

Duket se Bashkimi Evropian ka një zgjidhje për Kosovën.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se Bashkimi Evropian ka një plan për zgjidhje afatgjate të çështjes së Kosovës.

Më 29 prill, në Berlin do të mbahet Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku nikoqir do të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Se Kosova dhe Serbia do të përballen me presion të Bashkimit Evropian në këtë takim, e ka konfirmuar edhe vet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se ky presion do të vijë pasi që BE-ja ka një plan ambicioz për Kosovën, por që Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës.

Në takimin e Berlinit, Kosova do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kurse Serbia do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq e kryeministrja Ana Bërnabiq.

Sipas gazetës serbe “Novosti”, Bashkimi Evropian me një plan për zgjidhje afatgjate të çështjes së Kosovës.

Në ballinën e numrit të sotëm, “Novosti” ka paraqitur kancelaren Merkel dhe presidentin Macron me titullin: “Nënshkruajeni marrëveshjen deri në tetor”, transmeton lajmi.net.

“Në Berlin më 29 prill presion i madh ndaj të dyja palëve për arritjen e një marrëveshjeje. Merkel është në mbështetje të korigjimit të kufijve por edhe në zonat ku nuk ka shpërngulje”, shkruan më tej “Novosti”.

Komento: