Plani tinëzar i Realit për Mbappen.
Kylian Mbappe e dëshiron transferimin te Real Madridi dhe kjo nuk është më një fshehtësi.
Dje, Paris Saint-Germain pranoi një ofertë nga klubi arab, Al Hilal prej 300 milionë euro, por ylli francez nuk pritet ta pranojë.
E Real Madridi është në një pozitë komode, ndërsa siç raporton L’Equipe, ata mund të presin deri në javën e fundit të merkatos për të bërë një ofertë zyrtare.
“Los Blancos” duan ta marrin sa më lirë që munden, pasi që e dijnë se Mbappe dëshiron t’u bashkohet atyre.
Kujtojmë se Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit të ardhshëm dhe mund të largohet falas në atë kohë.