Ky është polici që u arratis dje gjatë aksionit të mbrëmshëm në Karaçevë, u arrestua sot

16:18 | 19 Shtator 2020

Mbrëmë është zhvilluar një aksion i madh i Policisë së Kosovës për rrënimin e objekteve ilegale në Karaçevë.

12 zyrtarë policorë janë arrestuar në aksionin e mbrëmshëm të policisë në Karaçevë të Kamenicës prej të cilëve 9 shqiptarë dhe 3 serbë.

Ata po dyshohen për veprën kontrabandim dhe organizimin i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Në një konferencë për media Inspektorati Policor ka njoftuar se sot është arrestuar edhe një nga policët i cili ka qenë në arrati, shkruan Reporteri.

Në media është raportuar se zyrtari i arrestuar sot është Ferid Leci, i arratisur mbrëmë dhe i shpallur në kërkim, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari ilegale në zonën e Karaçevës.

“Kemi 35 persona të arrestuar, prej tyre 12 zyrtarë policorë, kontrabandistë e pronarë të kazinove. 11 zyrtarë policorë, 9 janë shqiptarë, 3 serbë. Sot është arrestuar edhe zyrtari i fundit qe ka qene në liste. Ata janë ndaluar për 38 orë dhe të njëjtit janë suspenduar”, është bërë e ditur nga IPK.

Nga IPK kanë thënë se kanë edhe zyrtarë të tjerë policorë të dyshuar dhe se aksioni do të vazhdojë edhe më tutje.

Komento: