Ky është profesori që mblodhi dëshmi për krimet e kryera në Kosovë

13:51 | 04 Janar 2019

Profesori i gjyhës shqipe, Sabit Kadriu, është personi që ka mbledhur dëshmi për krimet e kryera në Kosovë.

Sabit Kadriu, një profesor i gjuhës shqipe dhe ish-aktivist për të drejta të njeriut në Vushtrri, punoi në mbledhjen e dëshmive për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë në rajonin e tij, por ndihet skeptik në atë se sa ka arritur puna e rrezikshme që ka bërë ta çoi më tej luftën për drejtësi.

Kadriu dëshmoi kundër Milosheviqit rreth masa krës në fshatin Likoshan ku 24 civilë shqiptarë u privuan nga jeta në fund të shkurtit të vitit 1998 si dhe eliminimin e mbi 50 anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz.

Kadriu thotë se ende i vjen në vesh zëri i Milosheviqit në sallën e gjykatës duke i thënë “Ndalu”, shkruan Balkan Insight.

“E shikova dhe në sytë e tij pashë trupat e vra rë të fëmijëve”, thotë ai.“Mu duk sikur u ndala, por në fakt isha duke folur”.

“Në atë moment doja ta përpija të gjallë”, tha Kadriu për BIRN duke kujtuar se u ndie i thyer kur Milosheviqi kishte ndërruar jetë.

“Bashkë me të vd iq edhe çdo pritje për drejtësi”. Tribunali, tha ai, “dështoi të sjellë drejtësi”.

Komento: