Ky është punëtori që humbi jetën në KEK

09:49 | 17 Gusht 2026

Ky është Haxhi Gojnovci, punëtori që humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit në KEK, shkruan IndeksOnline.

Gojnovci, nga fshati Grabovc i Poshtëm i Fushë-Kosovës, dyshohet se pësoi lëndime të rënda pasi ra nga një lartësi e madhe.

Pavarësisht intervenimit, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Rrethanat e plota të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Komento: