Ky është punonjësi i pastrimit që u gjet pa shenja jete në Mitrovicë

23:53 | 03 February 2023

Vdiq në vendin e punës, ky është punonjësi i pastrimit që u gjet pa shenja jete në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:00 është raportuar për një person pa shenja jete në fshatin Pirq të Mitrovicës.

Në një prononcim për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se personi që është gjetur pa shenja jete është viktima B.B., mashkull i moshës 53-vjeçare.

Lajmi.net ka mësuar se i njëjti ka qenë punëtor i kompanisë së pastrimit “Uniteti” dhe ka vdekur sa ishte në vendin e punës në terren.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Komento: