Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga partia LDK, Ismet Beqiri është shprehur se mbështet grevën e mësimdhënësve që ka nisur ditë më parë për ngritje të pagave.
Beqiri, thotë se greva e tyre është e drejtë si dhe është e nxitur nga rritja e pagave të qeveritarëve.
“Tani, disa zyrtar gjoja po kërkojnë të zvogëlojnë pagën e tyre, e rrisin pagën, pastaj thonë po e zvogëlojnë, kjo është demagogji, sepse ajo prapë mbetet siq ishte, pagë e lartë.Disa prej tyre as nuk kanë nevojë për paga, jetojnë mjaftë mirë nga mëditjet e shumta dhe..”, ka shkruar ai në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Ai ka përmendur edhe një marrëveshje me SBASHK-un që sipas Beqirit koalicioni parazgjedhor PAN e kishte arritur në këmbim të votave.
“Kur ju duheshin votat, nënshkruanin memorandume me SBASHK-un, e tani dikush prej tyre po i quan greva politike. Me greva,mësimdhënësit dhe punëtorët shëndetësor po kërkojnë një të drejtë që ju takon dhe po mbrojnë dinjitetin e tyre. Para se të flasim për pasojat duhet të flasim edhe për shkaktarët”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë pa ndërhyje:
Të dashur miq,
Po bëhen shumë ditë nga greva e mësimdhënësve tonë dhe jo vetëm e tyre.
E vërtetë është që nxënësit po dëmtohen, por poashtu është e vërtetë që mësimdhënësit po mbrojnë dinjitetin e tyre.
Greva përveq që është e drejtë e tyre, ajo ishte edhe e nxitur me rritjen e pagës së qeveritarëve.
Tani, disa zyrtar gjoja po kërkojnë të zvogëlojnë pagën e tyre, e rrisin pagën, pastaj thonë po e zvogëlojnë, kjo është demagogji, sepse ajo prapë mbetet siq ishte, pagë e lartë.Disa prej tyre as nuk kanë nevojë për paga, jetojnë mjaftë mirë nga mëditjet e shumta dhe…
Kur ju duheshin votat, nënshkruanin memorandume me SBASHK-un, e tani dikush prej tyre po i quan greva politike.
Me greva,mësimdhënësit dhe punëtorët shëndetësor po kërkojnë një të drejtë që ju takon dhe po mbrojnë dinjitetin e tyre.
Para se të flasim për pasojat duhet të flasim edhe për shkaktarët.
I.Beqiri