Një foto e publikuar sot në mediat nga Flora Brovina ka tronditur opinionin shqiptarë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar fotografinë e publikuar nga deputetja Flora Brovina, ku shihet një shqiptare duke u dhu nuar nga ushtarët serbë.
Ai ka thënë se është ndjerë i trishtuar me atë çfarë ka parë në fotografi, teksa shtoi se ata që i kanë bërë këto kri me e kanë vendin në bu rg.
“Zonja Brovina është vetë një e përndjekur dhe viktimë e krejt veprimeve kundër qytetarëve të vendit pra ajo edhe i simbolizon është edhe simbol i këtyre vuajtjeve, e pash atë fotografi ishte shumë trishtuese nuk mundem me dhanë komente të tjera politike për këtë foto, ne kemi largu ata qe kanë mohu kri met ata që kanë bërë këto krime e kanë vendin në bu rg. Është me rëndësi që parlamenti sot ka marr vendime të rëndësishme duke e vendos bazë ligjorë për gjenocidin e kryer në Kosovë”, tha Haradinaj.
Këto komente Haradinaj i bëri gjatë nj vizitë që i bëri Policisë së Kosovës, me ç’rast u prit nga drejtori Rashit Qalaj.
Nga aty kryeministri tha se do të vazhdojnë të përkrahin Policinë e Kosovës, që të jetë një forcë e gatshme për t’u ballafaquar me çdo situatë.