Ky është qyteti kosovar që serbët duan ta bëjnë seli të tyre

16:03 | 28 January 2019


Milan Stamatoviq, Kryetari i Këshillit Iniciues i ka bërë kërkesë Kishës Ortodokse të Serbisë që nëse ndryshon formati i dialogut për Kosovën, ta bëjë Vatikanin pjesëmarrës përkrah Rusisë e Kinës.

Sipas tij Vatikani “nuk e njeh shtetin e rremë të Kosovës si një nga qendrat më të fuqishme të krishterimit është i interesuar në gjendjen e popullatës së krishterë”, ka thënë ai për të përditshmen serbe “Danas”, njofton Klan Kosova.

“Vatikani është i interesuar për trashëgiminë e krishterë fetare dhe kulturore të Kishës sonë dhe pronën e të gjitha komuniteteve fetare në krahinën jugore serbe ” tha Stamatoviq, raporton Klan Kosova.

Stamatoviq po ashtu i bëri thirrje Kishës serbe që të zhvendosë selinë e saj nga Beogradi në Pejë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Komento: