Ky është reagimi i Ilir Metës pas tërmetit në Turqi

09:25 | 25 Janar 2020

Meta reagon pas tërmetit.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se me shqetësim dhe dhimbje të thellë është duke e përcjell situatën në Turqi pas tërmetit që e preku mbrëmë.

“Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh”.

“Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike”, ka shkruar Meta në Facebook

Komento: