Kosova ka kaluar në epërsi në ndeshjen miqësorë ndaj Danimarkës, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
E këtij goli i është gëzuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se një gol i tillë i duhej lojtarëve, përcjell ORAinfo.
“Një goool i mrekullueshëm i Amir Rrahmanit. I duhej lojtarëve ky gol, i duhej Dardanëve për ta ndezur edhe më shumë atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema, Kosova do fitore!””, ka shkruar Thaçi. /ORAinfo/