Ky është reagimi i presidentit Thaçi, pas golit të Rrahmanit

20:05 | 21 Mars 2019

Kosova ka kaluar në epërsi në ndeshjen miqësorë ndaj Danimarkës, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

E këtij goli i është gëzuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se një gol i tillë i duhej lojtarëve, përcjell ORAinfo.

“Një goool i mrekullueshëm i Amir Rrahmanit. I duhej lojtarëve ky gol, i duhej Dardanëve për ta ndezur edhe më shumë atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema, Kosova do fitore!””, ka shkruar Thaçi. /ORAinfo/

Komento: