Ky është rrëfimi i një dëshmitari që gjendej brenda xhamisë ku mbeten të vdekur rreth 50 persona – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ky është rrëfimi i një dëshmitari që gjendej brenda xhamisë ku mbeten të vdekur rreth 50 persona

13:38 | 15 Mars 2019

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën sot.

Mohan Ibrahim nga Bangladeshi ka rrëfyer çfarë kishte parë brenda njërës prej xhamive të sulmuara në Zelandën e Re.

Mohan Ibrahim nga Bangladeshi ishte brenda njërës prej xhamive ku ndodhi sulmi terrorist në Zelandën e Re.

“Ishin shumë njerëz që i njoh dhe që jam takuar rregullisht me ta në xhami kur shkoj aty, Është vërtetë e papranueshme”, deklaroi ai për “BBC”, përcjell lajmi. net.

“Nuk mund t’ju besoj syve çfarë kam parë sot”, shtoi Ibrahim.

Ai erdhi në Zelandë të Re si student pesë vite më parë.

“Kurrë nuk e kam pritur të ndodh kjo, jetoj këtu që pesë vite dhe e di se Zelanda e Re është një prej shteteve më të sigurta. Por, tani jam i frikësuar. Kurrë nuk e kam paramenduar se mund të përjetoj diçka si kjo që kam parë sot”, theksoi ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!