Luka Jovic është prezantuar të Real Madrid.
Menaxheri shqiptar, Fali Ramadani ka ndërmjetësuar në transferimin e Luka Jovicit në Real Madrid. Tani ka dal edhe fotoja ku shihet menaxheri i njohur shqiptar së bashku me futbollistin dhe presidentin e “Los Blancos”, Florentino Perez.
Luka Jovic e kompletoi sot transferimin në Real Madrid, i cili ia bëri edhe prezantimin zyrtar.
Por, kush ishte i përfshirë dhe kush punoi që ky transferim të realizohej?
Siç mëson “Gazeta Express”, menaxheri i njohur shqiptar, Fali Ramadani ka ndërmjetësuar dhe ka ndihmuar që ky transferim të realizohet.
Gazeta e ka siguruar edhe fotografinë e prezantimit, ku Ramadani shihet së bashku me futbollistin më të ri të “Los Blancos” dhe me presidentin e Realit, Florentino Perez.
Jovic u transferua në Madrid nga Eintracht Frankfurti dhe sot u prezantua përpara tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Para se të fillonte prezantimi, 21-vjeçari e vizitoi dhomën e trofeve të Real Madridit, ku gjenden edhe 13 trofetë e Ligës së Kampionëve.
Pas kësaj, ai doli në fushën e stadiumit.
Nga ana e tij, Ramadani viteve të fundit është njëri prej menaxherëve më të suksesshëm shqiptarë.