Ky është shteti që nuk raportoi asnjë vdekje nga koronavirusi brenda 24 orëve

22:34 | 14 July 2020

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, Belgjika ka raportuar 0 vdekje të reja nga koronavirusi brenda 24 orëve.

Numri i përgjithshëm i viktimave mbeti në 9,787.

Belgjika renditet në vendin e 12-të në botë për numrin e viktimave.

Me një popullsi prej 11.5 milionë banorësh, Belgjika ka nivelin e dytë të vdekshmërisë më të lartë në botë për 100,000 njerëz, sipas Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA.

Sidoqoftë, krahasimet me vendet e tjera mund të jenë disi mashtruese, pasi disa besohet se nuk i kanë raportuar shifrat e vërteta të të infektuarve dhe viktimave.

Më 14 mars, Belgjika vendosi masat e izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Disa masa janë lehtësuar gjatë muajit maj.

Deri më tani Belgjika ka regjistruar gjithsej 62,781 raste me koronavirus.

Komento: