Presidenti rus Vladimir Putin ka një skenar të ri për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Putin qëndroi të enjten për vizitë në Serbi.
Ish ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Sreçko Gjukiq ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë vizitës në Beograd ka paralajmëruar një skenar të ri të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Gjukiq ka thënë se kjo parasheh angazhimin më aktiv të Rusisë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, transmeton lajmi net.
Gjukiq ka theksuar se Putin është i mendimit se udhëheqja e Bashkimit Evropian të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka sjellë rezultatet e duhura dhe duhet të ekzistojë një modul i ri për të sjellë një zgjidhje përfundimtare.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka falënderuar Putinin për vizitën e tij në Beograd duke shprehur kënaqësinë e tij për mbështetjen e vazhdueshme të presidentit rus ndaj Serbisë.
Krahas këtyre takimeve, ministri Rikalo do të marrë pjesë edhe në hapjen e ngjarjes më të rëndësishme për bujqësinë dhe ambientin, “Java e Gjelbër Ndërkombëtare”, që po ashtu mbahet në Berlin, në të cilin prezantohen dhjetëra shtete nga e mbarë bota.
Ndërkaq, pjesë e delegacionit të MBPZHR-së është edhe Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi.