LDK dhe Vjosa Osmani e prezantojnë slloganin e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka bërë publike sloganin e partisë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme që mbahen me gjashtë tetor.
Derisa ka publikuar numrin zyrtar që mbanë partia në këto zgjedhje, Osmani ka shkruar në Facebook se slogani i LDK-së do të jetë “Beso”.
Tutje, nga kjo parti kanë shkruar se “Beso”, do të thotë besimi në shtet të drejtë, të barabartë e të zhvilluar, si dhe besim në ndryshim, fitore e në LDK.