Pamje të traktorit më të shpejtë ndonjëherë duke arritur 170 km/h.
Më herët, kemi hasur në një prerëse bari që shënoi rekord shpejtësie, teksa kësaj radhe e kemi një traktor të fuqishëm nga prodhuesi i pajisjeve të rënda, JCB, transmeton lajmi net.
Modeli ‘Fastrac’ është traktori që besohet të jetë më i shpejti ndonjëherë, që kaloi me lehtësi mbajtësin e rekordit të tanishëm.
Derisa një traktor i kapacitetit të konsiderueshëm, arrin 70 kilometra në orë, që është mjaft e lartë për traktorët e zakonshëm, Fastrack është më i shpejtë se aq.
Në mjetin që shfrytëzohet për agrikulturë, është vendosur motori 7.2-litërsh që prodhon një mijë kuaj fuqi, po aq sa arrijnë ta bëjnë makinat e kompanisë ‘Bugatti’.
Falë këtyre specifikave, ‘JCB Fastrac’ kapi shpejtësinë prej 166.7 kilometra, duke thyer rekordin në fjalë.
Deri më tani, rekordin e kishte mbajtur një traktor që lëvizi në 165.6 kilometra në orë, i vendosur para katër vitesh.