Ky është urimi i Pal Lekajt për Ditën e Pavarësisë

09:24 | 17 February 2019

Pal Lekaj ka bërë një urim për të gjithë qytetarët me rastin e përvjetorit të Pavarësisë.

Ai tha se ky përvjetor është i veçantë për shkak se Kosovën e gjeti me ushtri.

Lekaj tha se këto suksese që shënoi Kosova janë falë qeverisjes së kryeministrit Ramish Haradinaj dhe miqve ndërkombëtarë.

Ja postimi i plotë:

Është dita kur përballemi me emocione të përziera, krenari, dhimbje e gëzim. Na dalin përpara të gjitha sakrificat që populli jonë përjetoi për të gëzuar 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Të gjitha përvjetoret e ditëlindjes se shtetit tonë janë të veçanta, por ky 11 vjetor e gjen Kosovën më të fortë se asnjëherë tjetër. Ajo sot ka më në fund Ushtrinë e saj, ajo sot po tregon se mund të marrë vendime të mëdha si shtet i pavarur dhe sovran, ajo sot bëri që edhe ata që nuk ia duan të mirën ta shohin e trajtojnë si shtet që vendos për fatin e saj. Krejt kjo falë qeverisjes dhe vizionit të kryeministrit tonë, Ramush Haradinaj bashkë me mbështetjen e vazhdueshme të miqve ndërkombëtarë.

Me gjithë këto suksese motivohemi të punojmë edhe më shumë për arritjen e objektivave të tjera, që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran i ka e që janë forcimi i mëtutjeshëm i institucioneve, integrimi në BE e NATO, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia për të gjithë qytetarët e saj.

Qofsh e artë dhe e bekuar Kosova jonë!

Gëzuar!

Komento: