Me rastin e 8 marsit, Ditës së Gruas, Presidenti Thaçi ka bërë një urim për të gjitha gratë.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se ditët si kjo e sotmja janë mundësia më e mirë për të reflektuar për punën dhe sakrificën e madhe që bëjnë gratë për mirëqenien e përditshme në jetën tonë.
“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave që pareshtur angazhohen dhe punojnë për ta bërë më të mirë shoqërinë në të cilën jetojmë”, ka shkruar Thaçi.
Kujtojmë se presidenti Thaçi nuk ka asnjë grua në stafin e tij politik.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ditët si kjo e sotmja janë mundësia më e mirë për të reflektuar për punën dhe sakrificën e madhe që bëjnë gratë për mirëqenien e përditshme në jetën tonë. Përpjekjet për lirinë dhe barazinë e secilit në shoqëri vazhdojnë të jenë të nevojshme edhe sot, megjithatë, krahasuar me të kaluarën, sot kemi shumë arsye për të festuar. Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave që pareshtur angazhohen dhe punojnë për ta bërë më të mirë shoqërinë në të cilën jetojmë! HTH