Ky është vendim për dy të dyshuarit që privuan nga jeta e më pas e dogjën taksistin në Skenderaj

18:08 | 13 Prill 2019

Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur sot me datë 13 prill ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar dy të dyshuarve masën e prej një (1) muaji.

Dy të dyshuarit janë prangosur ditën e enjte me datën 11 prill pas një bashkëpunimi të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Njësisë së Hetimeve Regjionale në Mitrovicë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e masës për dy të dyshuarit H.F dhe K.I nga fsh.Vajnikë i Skenderajt , për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Krim i rëndë” nga neni 179 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë ditën e djeshme me datë 12 prill, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit H.F dhe K.I, me datën 08.04.2019, rreth orës 16.30 kanë privuar nga jeta viktimën I.Z në fshatin Prekaz i Epërm, dhe pastaj për ti fshehur gjurmët kanë djegur automjetin e markës Volksëagen Pasat ku gjendej trupi i viktimës.

Dy të dyshuarit janë prangosur ditën e enjte me datën 11 prill pas një bashkëpunimi të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Njësisë së Hetimeve Regjionale në Mitrovicë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur sot me datë 13 prill ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar dy të dyshuarve masën e prej një (1) muaji.

Komento: