Ky është vendimi i gjykatës për dy personat e arrestuar rreth ngjarjes në Istog

15:22 | 28 Dhjetor 2018

Dy persona kanë mbetur pa shenja jete pas shkëmbimit të zjarrit ditën e djeshme në Istog.

Gjykata Themelore në Pejë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të arrestuarit që ndërlidhen me grabitjen e djeshme në Istog, ku mbeti pa shenja jete një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo Gjykatë.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Kri-me të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Y.M dhe U.M, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se:

Me datë 27.12.2018, rreth orës 15:30, pas marrëveshjes paraprake mes tyre për grabitjen e bankës NLB – Dega në Istog dhe tani të ndjerit K. M, kanë ndihmuar personin në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabitqare me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë, në atë mënyrë që, i pandehuri U me veturën e tani të ndjerit K, e tipit Golf 4, ngjyrë e kaltër e sjellë nga fshati Shushicë e Ulët, Komuna Istog dhe pasi që zbresin nga vetura afër stadiumit të qytetit, i ndjeri K i pajisur me pushkë automatike AK-47 dhe granatë dore, drejtohet për në bankën në fjalë, i pandehuri Y hynë në një lokal përballë për ta vëzhguar situatën dhe pas ballafaqimit me polici të tani të ndjerit K, që të dy të pandehurit ikin nga vendi i ngjarjes për në fshatin Shushicë”, bëhet e ditur në njoftim.

Kujtojmë se, njëri nga dy të arrestuarit është vëlla i të dyshuarit kryesor, Kamer Metaj.

Komento: