Ja vendimi i Gjykatës.
Gjykata Themelore në Ferizaj në seancën e mbajtur sot ka caktuar masën e prej 30 ditësh për 17 vjeçarin që grushtoi dje gruan rome.
I njëjti është rrugës duke u dërguar për në qendrën korrektuese në Lipjan, këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova majori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Ferizaj, Mehmedali Hajdini.
Ndërsa avokatja e 17 vjeçarit, Zejnepe Zenuni ka thënë pas seancës ndaj kësaj mase do të dërgojnë ankesë në Gjykatën e Apelit
Kjo masë i është caktuar me kërkesë të prokurorit të rastit ndërsa avokatja Zenuni ka thënë se klienti i saj ka qenë bashkëpunues me drejtësinë dhe ka pranuar se ka kryer veprën, por që sipas saj dorasi ka thënë se këtë vepër e ka kryer pas mllefit që iu shkaktua nga raportimet për gruan rome.