Ky është vendimi i plotë i Presidentes për shkarkimin e Valdete Dakës

16:21 | 14 Qershor 2021

Minuta më parë, presidentja Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së.

Reporteri.net raportoi ekskluzivisht për këtë vendim të presidentes të vendit, duke siguruar edhe dokumentin e plotë lidhur me këtë çështje.

Ky vendim, siç mëson Reporteri.net, nga dokumenti i siguruar, erdhi me arsyetimin se kryesuesja e KQZ-së, Valdeta Daka, gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e këtij institucioni.

Tutje, në dokumentin e siguruar nga Reporteri.net, thuhet se Daka nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur e polarizimeve politike dhe duke pamundësuar balancin e nevojshëm në këtë organ.

Mes tjerash, në këtë vendim si arsyetim është përmendur edhe trajtimi i pabarabartë kur u lejua votimi me dokumente të skaduara.

Ndryshe, Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-Presidenti Hashim Thaçi.

Komento: