Ky është ylli i Kosovës që po bën “namin” në Evropë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky është ylli i Kosovës që po bën “namin” në Evropë

17:42 | 26 Maj 2019

Muriqi, po shpërthen në futbollin turk.

Muriqi e ka mbyllur sezonin me asist dhe gol dhe e cilëson si shumë të suksesshëm, sidomos në aspektin personal.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shkëlqyer në sezonin 2018/19 me Rizesporin në Turqi.

Ai e ka mbylli vitin si golashënuesi i dytë më i mirë në Superlign e Turqisë, me 17 gola, derisa ka dhuruar edhe 9 asiste.

Muriqi tani do t’i ketë disa ditë pushim, para se t’i bashkohet “Dardanëve” për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë në kuadër të eliminatoreve për “Euro2020”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muriqi e ka cilësuar sezonin që lamë pas si shumë të suksesshëm.

“Një sezon mbaroj me plot sukses, falënderoj t gjithë ata q na kanë përkrahur deri në fund”, shkroi ai në Instagram.

Për shkak të formës që mirë që ka treguar në Turqi, sidomos në pjesën e dytë të sezonit, në vitin 2019 – Muriqi ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave në Evropë dhe nga Turqia raportohet se 25-vjeçari do të ndërrojë skuadër.

Komento: