Ky është ylli i madh që ndjen dashuri për Milanin

11:22 | 18 March 2019

Marek Jankulovski, legjenda e Milanit ende ndjen dashuri për rossonerët.

Jankulovski luajti në Milano nga 2005 deri në 2011 dhe i pyetur nga Calciomercato.com, Çeku i tha mendimet e tij për rossonerët e sotëm përcjell ORAinfo.

“Është normale që unë gjithmonë të ndjek Milanin, është pjesë e zemrës sime. Tani unë jam drejtor sportiv i Banik Ostrava dhe nganjëherë nuk mund ta ndjek atë nëse ata të dy luajnë të dielën.

“ Jam shumë i lumtur për Rino, ekipi i tij po tregon entuziazëm të madh në prag të Ligës së Kampionëve.

“ Gattuso ka një karakter të fortë dhe vendimtar, nuk mund të jetojë pa futboll. Unë besoj se ai kishte aftësinë dhe përulësinë për të marrë rrugën e duhur: ai nuk kishte frikë të kthehej në lojë .

Dhe unë nuk jam dakord me ata që e kritikojnë atë, Milan po zhvillon një lojë të mirë”, ka thënë legjenda e Milanit./ORAinfo/

Komento: