Ky është ylli i madh që nuk bije pishman që nuk iu bashkua Milanit

11:06 | 25 Shkurt 2019

Luis Muriel iu bashkua Fiorentinës muajin e kaluar nga Sevilla dhe ka shënuar 4 gola për klubin e tij të ri që nga ardhja e tij në Stadio Artemio Franchi.

Megjithatë, gjithçka mund të ketë qenë ndryshe për kolumbianin, i cili ishte gjithashtu një objektiv i AC Milan gjatë dritares së transferimit të janarit.

27-vjeçari foli për transferimin e pasuksesshëm dhe detajet e tij në një intervistë me Gazzetta dello Sport përcjell ORAinfo.

“Piatek nuk do të kishte ardhur në qoftë se Milani do të kishte nënshkruar me mua, por ideja e menaxhimit të Rossonerëve ishte të më lejohet të luaj me Higuain, Piatek zëvendësoi Pipitën, por jam i lumtur që kam zgjedhur Fiorentinën. Ata nuk e tradhtuan fjalën që më kishin dhënë, “tha ai./ORAinfo/

Komento: