Mazinho thotë se vetëm Neymari mund të zëvendësojë Messin te Barcelona.
Fituesi i Kupës së Botës në Brazil, Mazinho po e mbështet Barcelonën për të rikthyer yllin e Paris Saint-Germain, Neymar.
Barcelona u përpoq pa sukses për të nënshkruar me Neymarin verën e kaluar, por zërat për largim nuk janë shuar ende.
Ylli brazilian vazhdon të lidhet edhe gjatë kësaj kohe dhe shumë akter vazhdojnë të mendojnë se do një rikthim i tij në Camp Nou do të ndodh.
Rikthimin e tij te Barcelona po e mbështet edhe legjenda braziliane, Mazinho, i cili mendon se vetëm ylli i PSG-së mund ta zëvendësojë Lionel Messin.
“Barcelona do të ishte e kënaqur nëse ai mund të kthehet nesër në klub”, ka thënë fillimisht Mazinho për gazetën Marca.
“Ai është zëvendësimi natyral i Messit. Nuk ka asnjë tjetër që mund të zëvendësojë Messin”, përfundoi legjenda braziliane.
Ndryshe, Mazinho është edhe baba i dy mesfushorëve të njohur, Thiago dhe Rafinha Alcantara.