Ky fakt tregon se Pogba po i bashkohet Realit

18:50 | 27 Prill 2019

Ylli i Manchester United, Paul Pogba po refuzon vizën e tij për turneun para sezonit të Kinës, thotë The Sun.

Refuzimi i Pogba është shenja e fundit që ai dëshiron të largohet nga United në fund të sezonit, pasi thashethemet vazhdojnë të fliten për një lëvizje në Real Madrid, përcjell ORAinfo.

The Sun pohon se situata e Pogba është duke shkaktuar trazirë në dhomën e zhveshjes dhe se mesfushori nuk beson se Ole Gunnar Solskjaer është trajneri i duhur për klubin që do ta shpinte përpara./ORAinfo/

Komento: