Ky fshat i Vushtrri shpallet vatër e përhapjes së infeksionit

20:24 | 19 Prill 2020

Fshati Samadraxhë në Vushtrri shpallet vatër e përhapjes së infeksionit.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim sot që fshati Samadraxhë, të shpallet vatër e përhapjes së infeksionit.

Tahiri tha se personi i diagnostikuar me COVID-19 dhe kontaktet e bëra janë rekomanduar të vetizolohen.

Deri tani 10 testet e kontakteve të deklaruara kanë rezultuar negativ.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Ministria e Shëndetësisë, sot ka marrë vendim që Fshati Samadrexhë, i komunës tonë, të shpallet vatër e përhapjes së infeksionit.

Personi i diagnostifikuar me covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen. 10 testet e kontakteve të deklaruara kanë rezultuar negativ.

Policia e Kosovës, Stacioni në Vushtrri do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë fshat.

Ky vendim vlen deri në vendimin tjetër.

Ju lutemi, rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin.

Komento: