Ky fshat në hall me hajnat – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky fshat në hall me hajnat

09:42 | 24 Dhjetor 2019

Fshati i Pejës që është në hall nga hajnat.

Fshati Vitomiricë i Pejës është në hall nga hajnat. Disa banorë të kësaj ane po ankohen se janë duke u plaçkitur shumë shtëpi.

Në redaksinë e indeksonline kanë dërguar disa fotografi ku një shtëpi mbrëmë është vjedhur.

“Ata qe mendojnë se jetohet duke dëmtuar pronat e huaja dëmtoj në radhë të parë familjen e tyre. Vetëm me punë jetohet dhe edukohet brezi i ri”, ka deklaruar M.B. nga ky fshat.

Sipas tij, në Vitomiricë nuk jetohet lirshëm për shkak të këtyre veprimeve.

“Shteti në pamundësi për risocializimin e tyre, e quan vetveten shtet demokrat dhe fati i qytetarëve mbetet ne mëshirën e Zotit”, ka deklaruar ky person

Komento: