Milan po kalon nëpër një periudhë të mirë.
Goli i tretë radhazi për Piatek, asistimet e para për Paqueta dhe mbrojtjet mëdha të Gianluigi Donnarumma, janë vetëm disa nga statistikat e rossonerëve.
Në fakt këto ishin tre lajme të mira me të cilat Gennaro Gattuso dhe AC Milan u kthyhen në shtëpi nga Stadio Olimpico pas një barazimi 1-1 kundër Romës përcjell ORAinfo.
Në veçanti, Milani duhet të falënderojë portierin e tyre të ri, i cili e shpëtoi ekipin e tij me katër mbrojtjet të mëdha.
Sipas Gazzetta dello Sport, Donnarumma ishte protagonist i madh i sfidës. 19-vjeçari duket se ka gjetur më në fund qëndrueshmërinë dhe ka gjetur paqe dhe qetësi dhe mbi të gjitha, ai edhe një herë dukej pothuajse i pakapërcyeshëm.
Falë shpëtimit të tij, Milani u kthye në shtëpi me një pikë, por jo vetëm atë. Rossonerët në fakt kanë arritur të mbajnë vendin e katërt ./ORAinfo/