Ky futbollist po e mban gjallë Milanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky futbollist po e mban gjallë Milanin

17:25 | 04 Shkurt 2019

Milan po kalon nëpër një periudhë të mirë.

Goli i tretë radhazi për Piatek, asistimet e para për Paqueta dhe mbrojtjet mëdha të Gianluigi Donnarumma, janë vetëm disa nga statistikat e rossonerëve.

Në fakt këto ishin tre lajme të mira me të cilat Gennaro Gattuso dhe AC Milan u kthyhen në shtëpi nga Stadio Olimpico pas një barazimi 1-1 kundër Romës përcjell ORAinfo.

Në veçanti, Milani duhet të falënderojë portierin e tyre të ri, i cili e shpëtoi ekipin e tij me katër mbrojtjet të mëdha.

Sipas Gazzetta dello Sport, Donnarumma ishte protagonist i madh i sfidës. 19-vjeçari duket se ka gjetur më në fund qëndrueshmërinë dhe ka gjetur paqe dhe qetësi dhe mbi të gjitha, ai edhe një herë dukej pothuajse i pakapërcyeshëm.

Falë shpëtimit të tij, Milani u kthye në shtëpi me një pikë, por jo vetëm atë. Rossonerët në fakt kanë arritur të mbajnë vendin e katërt ./ORAinfo/

Komento: