Ky ishte klubi që në minutat e fundit dështoi ta rrëmbente Piatekun

17:03 | 07 Prill 2019

Piatek është lojtari që po lë gjurmë te Milani.

Milani ishte skuadra me fat, që arriti të sigurojë e para shërbimet e Piatekut dhe me këtë drejtuesit e skuadrës mund të krenohen, pasi kanë bërë një goditje të madhe.

Por, “Corriere del Mezzogiorno”, ka zbuluar një prapaskenë, e cila tregon se Piontek për pak sa nuk ka përfunduar te Napoli, para se të shkonte te Milani.

De Laurentis kishte gjetur një marrëveshje me Xhenoan , por jo me lojtarin. Napoli i bëri një ofertë për 600 mijë euro rrogë në muaj, por lojtari nuk pranoi.
Oferta u rrit në 900 mijë euro, por në atë kohë Milani kishte hyrë në mes dhe kishte përfunduar gjithçka.

Komento: