Ky ishte mesazhi i Kloppit për lojtarët, kur po pësonin debakël

09:59 | 18 Dhjetor 2019

Zbulohet mesazhi i Kloppit për lojtarët, kur po humbnin 4:0 kundër Aston Villës.

Jurgen Kloppi ia dërgoi një mesazh ekipit të Liverpoolit, që ishte i përbërë nga lojtarë të rinj nga akademia dhe po drejtohej nga trajneri i Liverpoolit U-23 Neil Critchley, pas pjesës së parë, kur skuadra po pësonte humbje me rezultat 4:0. Kloppi u tha atyre të vazhdojnë të luajnë ashtu siç luajtën në pjesën e parë, me guxim.

Aston Villa kaloi në gjysmëfinale të Carabao Cup, pasi e mundi bindshëm 5:0 skuadrën e të rinjve të Liverpoolit të martën në takimin në çerekfinale, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli u detyrua ta paraqitjet me ekipin e të rinjve në këtë takim, për shkak se skuadra e parë prej 19 futbollistëve ka udhëtuar drejt Katarit, për ndeshjen gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, e cila zhvillohet pas vetëm 24 orëve në Doha.

Skuadra e Liverpoolit, e cila pati pesë debutues dhe një moshë mesatare prej 19 vjetësh, u drejtua nga trajneri i ekipi U23 i të kuqve, Neil Critchley.

“Ne e kishim një mesazh nga Jurgen Klopp në pushimin pas pjesës së parë. Ai na tha të vazhdojmë të jemi të guximshëm dhe të vazhdojmë të luajmë ashtu siç po luanim”, tha Srtichley për Sky Sports.

“Ai po na shikonte me stafin dhe lojtarët nga atje dhe unë jam i sigurt se ai do të jetë krenar për mënyrën se si ne luajtëm sonte”.

Conor Hourihane e kaloi Villën në epërsi në minutën e 13-të, para se Morgan Boyes të shënonte një gol të pafat në portën e vet. Villa shënoi edhe dy herë deri në përfundim të pjesës së parë, kur Jonathan Kodjia realizoi në minutat 37-të dhe 45-të.

Liverpooli dominoi me posedim ndaj një Ville, e cila po ashtu i bëri 10 ndryshime nga ndeshja e fundit në Premierligë, por pa qenë në gjendje të shënojë përkundër rasteve.

Wesley shënoi për 5:0 në minutën e 92-të, pas një pasimi nga Trezeguet, për gjysmëfinalen e parë të Villës që prej sezonit 2012/2013.

Komento: