Ky ishte misteri i ish pronarit kontrovers të Milanit

09:27 | 14 September 2022

Misteri Yonghong Li, ish pronari kontrovers i Milanit.

Milan e ka lënë pas betejën ligjore me ish aksionarët e klubit, pasi që beteja ligjore kundër RedBird, tashmë mund të konsiderohet e fituar, por kjo ka ngritur pyetje për shkak së një njeri tjetër, pos Yonghong Li, emërua si pronar i mëparshëm

Transferimi i Milanit tek pronarët e ri përfundoi në fillim të këtij muaji, por pati tentime nga Blue Sky Financial Partners – që udhëhiqet nga Gianluca D’Avanzo dhe Salvatore Cerchione që tentuan ta bllokojnë shitjen e klubit.

Ky veprim i tyre ra poshtë, por Calcio e Finanza shikoi këto dokumente dhe ka parë një gjë të jo të zakonshme.

Pronar zyrtar i Milanit pas epokës së Silvio Berlusconit ishte Yonghong Li, i cili bleu klubin në prill të vitit 2017 me ndihmën e një kredie 303 milionë euro nga Elliott Management.

Kur ai dështoi t’i paguajë ratat e kredisë, Elliott mori asetet e tij, përfshirë edhe klubin në korrik të vitit 2018.

Duke shikuar dokumentet e akuzës së Blue Sky Financial Partners, Calcio e Finanza shikoi se pronari i mëparshëm i klubit nuk ishte quajtur Yonghong Li, por Lee Sui Har.

Nuk është e qartë nëse ky është i njëjti njeri por ka pasur emër të ndryshëm apo nëse në këtë rast ishte involvuar ndonjë biznesmen tjetër.

Yonghong Li ka qenë gjithmonë qendër e teorive të konspiracionit, pasi që New York Times disa herë u përpoqën që t’i gjejnë zyrat e sakta të tij, por pothuajse asnjëherë këto zyre kishin njerëz dhe zakonisht nuk kishin adresa të sakta.

Komento: