“Duam birrë” – Ky ishte momenti kur tifozët e Ekuadorit kërkuan alkool në stadium.
Këtë të diel u zhvillua ndeshja hapëse e Kupës së Botës, mes nikoqirit të turneut, Katarit, dhe Ekuadorit.
Ekuadorianët shënuan fitore me rezultatin e pastër 0:2.
Vëmendje nga ndeshja morën edhe tifozët, sidomos ata të cilët nuk po pajtohen me vendimin për ndalimin e shitjes së alkoolit në stadium.
Tifozët e Ekuadorit kërkuan birra në këtë ndeshje, teksa u dëgjuan duke brohoritur “Duam birrë”.