Kishte një moment shumë të bukur në ndeshjen mes Kosovës dhe Greqisë.
Aro Muric ka shpëtuar në pjesën e parë Kosovën nga pësimi i një goli.
Herolind Shala shkaktoi penallti në minutën e 18-të dhe Basaketas morri përgjegjësinë për ta goditur atë.
Edhe pse ai e goditi mirë, Murici bëri një pritje për ta shpëtuar Kosovën nga pësimi i golit.
Përndryshe në pjesën e parë, Aro ishte padyshim njëri prej lojtarëve më të mirë në fushë.