Tottenham Hotspur, ishte i interesuar për nënshkrimin e Nicolo Zaniolo nga AS Roma, por raportohet se Jose Mourinho e bllokoi lëvizjen.
Lojtari tani ka folur për situatën e tij të kontratës, e cila nuk është e këndshme për një tifoz të Lilly-white, përcjell ORAinfo.
“Nuk ishte një verë e pazakontë për mua, gjithmonë më duket se duhet të largohem dhe më pas të qëndroj, këto janë spekulime dhe mendime që keni. Më kanë mbetur edhe një vit e gjysmë në kontratën time për të folur për këtë, nuk është momenti i duhur tani sepse kemi HJK Helsinkin dhe Atalantën, jam i fokusuar në fushë”, tha ai për Football Italia./ORAinfo/