Ky ishte postimi i fundit i Loredanes pak para se të prangosej nga policia

13:39 | 08 Maj 2019

Reperja e njohur kosovare Loredana Zefi dhe vëllezërit e saj po akuzohen se kanë mashtruar një çift zviceran duke marrë nga ta shuma të mëdha parash.

11 orë më parë, pak para së të prangosej reperja Loredana Zefi, vëllai i saj Bekimi, që së bashku me të dyshohen se mashtruan një çift nga Zvicra, publikuan edhe fotografinë e fundit në rrjete sociale, raporton express.

Vëllai i reperes, Bekim Zefi ka publikuar fotografinë ku shihet i përqafuar me motrën e tij.

Loredana në anën tjetër shihet e buzëqeshur.

Loredana Zefi dhe vëllai i saj, Bekim Zefi, po akuzohen se kanë mashtruar një çift nga Zvicra dhe ia kanë marrë rreth 900 mijë franga.

Loredana dhe vellai i saj Bekimi
Çifti e ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që ka ndodhur, e cila ka nisur nga viti 2016. Prokuroria tashmë ka nisur hetimet rreth Loredanës, e cila u prangos dje në një apartament dhe u bastis shtëpia e saj.

Në kuadër të hulumtimit të bërë nga gazeta 20.minuten, tregohen edhe kërcënimet që Loredana dhe vëllai i saj ia kanë bërë çiftit atje.

Komento: