Ky ishte shkaku i vdekjes së Xhuvanit, ja si e morën vesh lajmin gruaja dhe vajza e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ky ishte shkaku i vdekjes së Xhuvanit, ja si e morën vesh lajmin gruaja dhe vajza e tij

18:34 | 14 Gusht 2019

Është mësuar shkaku i vdekjes së regjisorit Gjergj Xhuvani.

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 56 vjeçare regjisori i njohur Gjergj Xhuvani.

Neësbomb.al mëson se regjisori ka vuajtur prej kohësh nga diabeti dhe mëngjesin e sotëm ka pësuar një atak kardiak.

Mësohet se Xhuvani ndodhej në Romë duke xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.

Ndërkohë burime për Neësbomb.al bëjnë me dije bashkëshortja e tij, aktorja Luiza Xhuvani me vajzën kanë qenë në bregdetin e Sarandës me pushime teksa kanë mësuar lajmin e hidhur.

Me urgjencë nënë e bijë të tronditura janë nisur drejt Tiranës për t’u marrë menjëherë me proceduarat.

Ndarja nga jeta e regjisorit Xhuvani është një humbje e madhe për kinematografinë në Shqipëri dhe jo vetëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!