Sot Kosova është tronditur nga tragjedia që ndodhi në Gjilan.
Të afërm të viktimave që po qëndrojnë pranë shtëpisë ku ndodhi krimi, kanë deklaruar se autorja e vrasjes së shumëfishtë ka qenë e pa martuar.
Ata gjithashtu kanë njoftuar se ajo ishte e moshës rreth 45 vjeçe, shkruan ORAinfo.
Gjithashtu ata kanë deklaruar për media se nuk kanë informacion si ndodhi ngjarja, si dhe nuk kanë njohuri për ndonjë mosmarrëveshje mes viktimave, në të kaluarën.
Policja Valdete Bllaca ka qëlluar për vdekje prindërit ,Hanife Bllaca dhe Zeqir Bllaca dhe dy vëllezërit Fisnik Bllaca e Blerim Bllaca.
Pasi policja privoi nga jeta katër anëtarët e familjes së saj, ajo vrau edhe vetën. /ORAinfo/