
Prej javësh, emri i Kristi Lamajt ka qenë në qendër të vëmendjes, duke qarkulluar në mediat rozë si një ndër kandidatët më të mundshëm për t’u bërë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Dhe tani duket se thashethemet po marrin formë konkrete.

Sipas burimeve të “Prive by Liberta Spahiu”, këngëtari i njohur i muzikës popullore jo vetëm që është kontaktuar, por ka thënë “PO” dhe pritet të jetë një nga banorët surprizë të këtij sezoni, i cili do të nisë shumë shpejt.
