Ky klub e ka afër transferimin e Ziyech

10:43 | 17 Janar 2023

Klubi anglez synon transferimin e tre futbollistëve të Chelseat, Ziyech njëri prej tyre

Newcastle United raportohet se ka shprehur interesim për tre futbollistët të Chelseat.

Sipas “Telegraph”, klubi i sheikëve synon transferimin e Connor Gallagher, Ruben Loftus-Cheek dhe Hakim Ziyech.

Të tre futbollistët e përmendur nuk konsiderohen të paprekshëm te Chelesa, teksa ata nuk po kanë edhe minuta të mjaftueshëm.

“Blutë” gjithashtu thuhet se duhet të shesin disa futbollistë, pasi kanë nënshkruar me 12 në afatin kalimtar të verës dhe tani janarit.

Ziyech dhe Gallagher kanë kontratë të vlefshme me klubin londinez deri në verën e vitit 2025.

Ndërsa, kontrata e Loftus-Cheek skadon më 30 qershor 2024.

Komento: