Ky klub nuk është i interesuar ta transferojë Ronaldon

17:47 | 03 Korrik 2022

Bayern Munich, thuhet se nuk është i interesuar për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester United këtë verë.

Pasi “Djajtë e Kuq” mund të fitonin vetëm vendin e gjashtë në Premier League sezonin e kaluar, Ronaldo mendohet se i ka thënë klubit se dëshiron të largohet në javët e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Ronaldo është i vendosur të përmbushë ambiciet e tij përpara se të varë këpucët dhe 37-vjeçari nuk është i bindur se Man United mund të ia ofrojë këtë mundësi sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, Djajtë e Kuq janë të vendosur të mbajnë Ronaldon, i cili mbetet nën kontratë në Old Trafford deri në vitin 2023 me opsionin e 12 muajve shtesë./ORAinfo/

Komento: